Bota
Brazili ndalon për 60 ditë ndezjen e zjarreve në Amazonë
Dekreti u nënshkrua nga presidenti, Jair Bolsonaro, i cili u përball me kritika për dështim në mbrojtjen e pyjeve.
Brazili ndaloi ndezjen e zjarreve për pastrimin e tokës për 60 ditë, për t’iu përgjigjur rritjes masive të numrit të zjarreve në pyjet e Amazonës.
Dekreti u nënshkrua nga presidenti Jair Bolsonaro, i cili u përball me kritika për dështim në mbrojtjen e pyjeve.
Vendet e Amerikës së Jugut do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar krizën.
Është e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë ndalesa, pasi ambientalistët thonë se pastrimi i pyjeve është pothuajse tërësisht i ndaluar, porse zbatimi i kësaj mase është i dobët.
Amazona – një thithëse e rëndësishme e karbonit, që ndalon ritmin e ngrohjes globale – është përfshirë nga më shumë se 80.000 zjarre këtë vit, që do të thotë 77 për qind më shumë se në tetë muajt e parë të vitit të kaluar.
Udhëheqësit e Amazonës kanë kundërshtuar një ndihmë të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, për të fikur zjarret.
Njohësit e çështjeve të ambientit kanë thënë se zjarret janë përcjellë edhe nga një shpyllëzim tejet i shpejtë i rajonit të Amazonës.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














