Bota
Këto janë arsyet pse Donald Trump kërkon të blejë Groenlandën
Presidenti Trump është një tifoz i karburanteve të fosileve.
Lajm i keq në Danimarkë, presidenti Donald Trump nuk do të vijë për vizitë në shtator, siç ishte planifikuar, pasi Kryeministrja Mette Frederiksen ka thënë se ajo nuk do ia shesë atij Groenlandën- një ishull gjigant
“Në thelb është një marrëveshje e madhe e pasurive të patundshme,” tha ai të dielën, por Danimarka nuk po lëkundet, përcjellë albinfo.ch
Zonja Frederiksen tha se sugjerimi është absurd, kurse një zëdhënëse e Partisë Popullore Daneze tha se ‘kjo ishte prova përfundimtare se ai është çmendur’.
Por, përse Donald Trump kërkon të blejë një territor që i përket një vendi tjetër?
Naftë, shumë naftë dhe gaz
Groenlanda është pjesë e Arktikut dhe vlerësohet se ka 13 përqind të rezervave të pazbuluara të naftës në botë dhe 30 përqind e gazit të pazbuluar gjendet nën Arktik.
Dhe presidenti Trump është një tifoz i karburanteve të fosileve.
Në mars të viit 2017, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për çdo pjesë në SHBA, që të lehtësojnë rregullat mbi karburantet fosile, në mënyrë që të ketë sa më shumë shpime për naftë e gaz në Amerikë.
Ai nuk beson se ndryshimet klimatike janë një kërcënim dhe e ka tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit në vitin 2017.
Po ashtu mendohet se ka burime të mëdha mineralesh nëntokësore në Groenlandë, mes tyre zink, bakër, hekur, etj.
Miliona kilometra pasuri të paluajtshme
Donald Trump i dashuron pronat dhe ndërtimet- në Groenlandë ka pafund hapësirë sepse është vendi më pak i dendur me popullsi në botë.
Oh, por ka edhe një pengesë në rast se do ketë ndonjë plan për një Kullë Trump në Groenlandë- 75 përqind e territorit është e mbuluar me akull të përhershëm. Kjo do e bënte ndërtimin të vështirë.
Natyrisht, Groenlanda është në pronësi të Danimarkës dhe pjesë e Europës, por është më afër Amerikës së Veriut dhe ka pasur sugjerime që SHBA mund ta blinte atë që në vitet 1860.
Presidenti amerikan, Harry Truman i ofroi Danimarkës 100 milionë dollarë për Groenlandën në vitin 1946. Madje pati diskutime për shkëmbimin e pjesëve të Alaskës për disa copa të Groenlandës.
Kur u pyet nëse ekziston mundësia e shkëmbimit të territoreve amerikane me Danimarkën, Trump tha se “shumë gjëra mund të bëhen”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













