Integrimi
Integrimi i të huajve në Zvicër, proces dinamik
Politikat e emigracionit dhe sfidat e integrimit të të huajve në shoqërinë zvicerane ishin në fokus të bisedës me Albana Malajn.
Politikat e emigracionit dhe sfidat e integrimit të të huajve në shoqërinë zvicerane, ishin në fokus të bisedës që zhvilloi në studion e edicionit qendror të lajmeve të televizionit zviceran, RTS, Albana Krasniqi-Malaj.
Presidente e Universitetit Popullor të Gjenevës dhe anëtare e Komisionit Federal për Imigracionin, ajo ishte ftuar të jepte mendimin e saj se sa e vështirë është për qytetarët e huaj të integrohen në shoqërinë zvicerane.
E pyetur në studion e RTS në lidhje me vështirësitë që ndesh një i huaj për të gjetur një vend, për të bërë projekte, anëtarja e Komisionit Federal për Imigracionin, Albana Krasniqi-Malaj, tha se për pjesën më të madhe të personave që vijnë të kërkojnë punë në Zvicër, nuk është e lehtë.
“Një studim tregon se rrugët nuk janë gjithmonë të hapura për të huajt, është gjithmonë e vështirë të gjesh një punë, të zësh një vend në shoqëri. Vëmë re që shumë njerëz që vijnë për të punuar në Zvicër, shumica e tyre, kanë të ardhura të ulëta dhe kushte jetese shumë më pak të favorshme sesa ata që kanë lindur në Zvicër, ose që jetojnë atje prej shumë kohësh. Është e rëndësishme t’u japim prioritet gjërave në jetë. Sporti, shërbimet dentare vijnë në plan të dytë. Ka shumë probleme të tjera më të rëndësishme. Duhet gjetur një punë, duhet gjetur shtëpi dhe duhet të zgjidhësh problemet që lidhen me edukimin e fëmijëve, të kuptosh se si funksionon sistemi”, tha ajo.
Krasniqi-Malaj tha se integrimi nuk është një element që realizohet lehtësisht. E pyetur për rastet kur njerëzit pësojnë një mbyllje në rrethin e tyre për shkak të vështirësive, nëse kërkohet forcimi i bashkëpunimit komunitar, ajo vuri në dukje se integrimi është një proces që përfshin gjithë shoqërinë dhe që zgjat.
“Është një proces social, dinamik që përfshin të gjithë shoqërinë, jo vetëm emigrantët, por edhe vendin që i pret. Kur emigrantët vijnë me idenë të gjejnë punë, të krijojnë miqësi, një vend në shoqëri, të marrin pjesë në një shoqatë apo klub futbolli dhe gjenden përballë refuzimit të atyre që kanë lindur këtu, kjo i shtyn që të kërkojnë lidhje më të ngushta me komunitetet e tyre ku ata ndjehen më mirë dhe më të sigurt”, theksoi Krasniqi-Malaj.
Që nga vitet ‘80, Zvicra ka përparuar shumë nga pikëpamja legjislative në drejtim të përmirësimit të kushteve për pritjen e imigrantëve. Albana Krasniqi-Malaj vuri në dukje se në Zvicër, politikat e integrimit janë më të vonshme, ashtu si në vendet e tjera të Evropës, shkruan kp, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














