Kosova
Gara: Fluturimet u realizuan ashtu siç ishin planifikuar
Pas grevës gjashtorëshe të punonjësve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, mohoi se ka pasur ndryshim të fluturimeve apo anulime.
Ajo tha se të gjitha fluturimet janë realizuar ashtu siç ishin planifikuar, ndërsa ishin agjencitë ato që bënë ndryshime.
“Ne do të veprojmë konform veprimeve edhe nga ana e tyre, nuk e dimë tani si do të veprojmë. Këto anulime që kanë ndodhur janë paralajmëruar nga mbrëmë dhe besojmë që udhëtarët janë lajmëruar nga kompanitë, fluturimet e parapara për sot janë realizuar pa ndonjë pengesë”, tha Gara.
Ajo shtoi se për shkak se dje ka pasur disa pengesa në punë, është thirrur policia për të mbajtur rend dhe siguri në rast të tensionimit.
“Duke pasur parasysh se dje kemi pasur pengesa në kryerjen e punëve nga punonjësit që nuk kanë qenë pjesë e grevës, sot janë paraparë masa shtesë, të cilat janë ndërmarrë nga autoritetet relevante”, shtoi ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









