Shqipëria
Zhvillimi i turizmit nxit kreditimin
Kreditimi po nxit zhvillimin e turizmit. Tremujori i dytë i këtij viti shënoi rritje të portofolit të kreditimit për sektorin e tregtisë, ku dominoi huadhënia për hotele dhe restorante.
Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi tendencat e kreditimit, vë në dukje se “sektori bankar ka financuar kryesisht bizneset që veprojnë në sektorin e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve. Në qershor të vitit 2019, kredia për këtë sektor përbënte rreth 45% të totalit të kredisë për biznese, duke shfaqur qëndrueshmëri ndër vite”.
Brenda këtij sektori, në vitet e fundit është vërejtur rritje e kreditimit për nëndegën e hoteleve dhe restoranteve, e lidhur ngushtësisht me gjallërimin e turizmit në vend.
Zhvillimi i turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit po përbën një nga treguesit më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit. Numri gjithnjë në rritje i turistëve të huaj nga vende të ndryshme të botës dhe të ardhurat e siguruara nga ky sektor po shënojnë trend rritës progresiv, duke sjellë në vëmendje të operatoreve dhe sipërmarrësve të sektorit përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe akomodimit të klientëve turistikë.
Ekspertët gjykojnë se orientimit të politikave të qeverisë në sektorë produktivë, siç është turizmi, po i përgjigjet më së miri edhe interesi i sipërmarrjeve të reja, por edhe shtimi i produkteve bankare dhe likujditeti i sistemit bankar, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria gjithnjë e më shumë po kthehet në një destinacion turistik për vizitorët e huaj, që zgjedhin vendin tonë jo vetëm për të kaluar pushimet, por edhe për ta vizituar atë gjatë gjithë muajve të vitit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













