Kosova
Ambasada e SHBA-së tërhiqet nga Bordi i Agjencisë së Pronës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
Kështu ka njoftuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Të njëjtën gjë e kishte bërë më parë edhe Britania e Madhe.
“SHBA-ja ka dhënë dorëheqjen nga Bordi i KPVCA-së, siç bëri Mbretëria e Bashkuar më herët. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë i një institucioni kur lidershipi i tij u shërben interesave personale dhe politike, më shumë se sa qytetarëve”, thuhet në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Tutje në këtë njoftim thuhet se “përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për pozicionet qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe tradhton besimin e publikut”.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











