Futboll
Shaqiri lavdëron Kosovën, shpreson të kualifikohet në Evropian
Xherdan Shaqiri ka folur për Kosovën, por edhe të ardhmen e tij
Ylli i futbollit shqiptar, Xherdan Shaqiri, në një intervistë ekskluzive për RTK-në pas ndeshjes së Superkupës së Evropës, Liverpool-Chelsea, ka folur për skuadrën e tij, por edhe për Kombëtaren e Kosovës, për të cilën ka vlerësuar se është në nivel shumë të mirë.
“Më pëlqen shumë si po luan Kosova për momentin. E kanë një ekip shumë të ri dhe jam krenar që kanë shkuar përpara dhe po luajnë një futboll të mirë”, ka theksuar Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
Në pyetjen nëse e sheh Kosovën të kualifikuar në Euro 2020, ai është shprehur: “Ishalla, nuk është lehtë, por kam besim në ekip të Kosovës, janë të ri. Normal nevojitet edhe pak kohë, por janë me një nivel shumë të mirë për momentin. Sigurisht se edhe Kosova mund të përmirësohet ende, por jam shumë krenar që e kanë ekipin shumë të mirë”, ka shtuar anëtari i Liverpoolit dhe i Kombëtares së Zvicrës.
Sa i përket të ardhmes së tij ai ka thënë se aktualisht e ka një kontratë të gjatë me Liverpoolin dhe është i lumtur si pjesë e “The Reds”, por se në futboll nuk dihet çfarë sjell e ardhmja, teksa ka shprehur shpresën se këtë edicion skuadra e tij ta fitojë titullin e kampionit në Ligën Premiere.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













