Kosova
Njoftim me rëndësi për kosovarët, si do t’i marrin pensionet e Zvicrës
Deri më tani kanë aplikuar 100 pensionistë
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka filluar të pranojë aplikacionet e para të kosovarëve që kanë punuar në Zvicër, të cilët që nga 1 shtatori do të mund t’i marrin pensionet e tyre pa qenë të obliguar të jetojnë në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët konfirmojnë se pensionet nuk do të merren në mënyrë retroaktive. Ata thonë se që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së re për pensionet zvicerane, deri më tani kanë aplikuar mbi 100 pensionistë.
Një qytetar, rreth të 40-ve, po priste në radhë në barakat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për të aplikuar për pensionim invalidor në Zvicër. Ndonëse nuk prezantohet, ai thotë se ka punuar dhe vepruar në Zvicër në një periudhë 5-vjeçare.
“Unë e kam pasur pensionin e Zvicrës deri në vitin 2010, na kanë ndërprerë duke thënë se Ligji nuk ka hy në fuqi. Kam qenë shumë keq i lënduar dhe prej mjekësisë kam qenë 99 për qind i vdekur. Kam punuar atje prej vitit ‘94 deri diku ‘99”, shprehet ky qytetar.
Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë për Radio Kosovën se që nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, deri më tani, interesimi i palëve për të përfituar mbi këtë pension dhe që kanë aplikuar është mbi 100.
Bahri Xhaferi, nga Departamenti i Pensioneve, specifikon se pensionet janë të ndara në kategori, ndërsa thekson se nuk do të ketë pensione retroaktive për përfituesit. Xhaferi thotë se në bazë të vlerësimeve, presin mbi 1 mijë aplikime të përfituesve.
“Këtu do të jenë përfitues bartësit e pensioneve, vetë ata që kanë punuar, familjarët e tyre, do të jetë pensioni invalidor i punës. Autoritet zvicerane e kanë kundërshtuar prerazi, se nuk do të ketë pagesa retroaktive fare edhe pse janë ndërprerë që nga viti 2010. Kjo është një e keqe për ish- përfituesit, por kjo është një vendim i autoriteteve zvicerane dhe Kosova nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim”, tha ai.
Xhaferi sqaron se ata persona që kanë bërë tërheqjen totale të pensioneve kohë më parë, nuk do të kenë mundësi të përfitojnë nga ky vendim i qeverisë zvicerane.
Nga viti 2010, kosovarët që kanë punuar dhe janë pensionuar në Zvicër nuk merrnin më pensione nëse ktheheshin në Kosovë, për arsye se qeveria federale pati anuluar marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Zvicrën, vendim ky që pati krijuar pasiguri për mijëra pensionistë nga Kosova, edhe përkundër të drejtës së tyre legjitime për të marrë pension nga Zvicra
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












