Kosova
Haradinaj kërkon edhe një mandat si kryeministër
Haradinaj: Liderët duhet të jenë të panënshtrueshëm
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes profilit të tij zyrtar në Facebook ka shkruar se secili lider që vie në pushtet ka kontratë me popullin dhe shtetin.
“Si Kosovë, jemi përcaktuar që shtetin tonë ta ndërtojmë në demokraci dhe mbi bazën e vlerave euro-atlantike.
Rrjedhimisht, kontrata e secilit lider me popullin dhe shtetin, është kontratë me Kushtetutën dhe ligjet”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se këtë kontratë e zbatojnë vetëm udhëheqësit që kanë prioritet sovranitetin e Kosovës para interesit personal.
“Këtë kontratë, e zbatojnë vetëm liderë dhe udhëheqës, të qëndrueshëm, të cilët para çdo interesi personal, e kanë parësor shtetin dhe qytetarin!
Qëndrueshmëria e bazuar në të drejtën dhe konsistenca në politikëbërje, e forcon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe e bënë ndryshimin”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka shkruar se ata liderë që i vendosin interesat personale para atyre shtetërore, sjellin pasoja tragjike për vendin.
“Nënshtrimi për interesa personale dhe grupore, kompromiset dhe politikat e paqëndrueshme, që bien ndesh me interesat vitale, nacionale dhe shtetërore, sjellin pasoja tragjike për vendin dhe të ardhmen tonë!
Vetëm demokracia dhe vullneti i qytetarëve mund dhe duhet ta sfidojë secilin lider, duke ia përcaktuar të ardhmen politike”, është shprehur Haradinaj, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












