Kosova
Pakënaqësi për linjën Prishtinë-Aeroport
Rexhepaj: Po punojmë me humbje
Pas shumë diskutimeve se a është e nevojshme linja e rregullt e autobusit Prishtinë-Aeroport dhe anasjelltas, para tre muajsh kjo linjë më në fund u lëshua në qarkullim.
Por, ky vendim po del të jetë jo i duhur. Kryeshefi Ekzekutiv i Trafikut Urban në Prishtinë, Lulëzim Rexhepaj, thotë se kjo linjë nuk ka dhënë produktivitetin e pritur, dhe se janë duke operuar me humbje.
Thotë se për një muaj në këtë linjë udhëtojnë vetëm rreth 4 mijë udhëtarë, që është numër i vogël për të mbuluar shpenzimet, që sipas tij janë të mëdha.
“Linja e aeroportit një linjë e re e shumëpritur, nuk është në nivelin e dëshiruar, dhe them me përgjegjësi se jemi duke operuar me humbje. Mirëpo Komuna e Prishtinës na kompenson neve. Është zotimi dhe përkushtimi i Komunës së Prishtinës që ketë shërbim t’ia ofrojë qytetarëve që udhëtojnë në aeroport dhe do të vazhdojë të funksionojë. Në linjën e aeroportit për dy muaj janë dikur rreth 8000 mijë udhëtarë që i bie 4000 mijë për 1 muaj, dhe shpenzimet janë shumë të mëdha”, tha ai.
Në komunën e Prishtinës operojnë 51 autobusë, që janë të pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha linjat.
Por, kryeshefi Rexhepaj thotë se kanë në plan të blejnë edhe 30 autobusë të rinj, por për momentin thotë se janë duke e paguar kredinë për autobusët e blerë.
“Në planet tona është edhe blerja e autobusëve të rinj, por momentalisht jemi duke paguar kredinë për blerjen e këtyre autobusëve. Por ndoshta në vitet e ardhshme së shpejti do ta kemi një plan edhe për blerjen e 30 autobusëve tjerë. Momentalisht nuk mund të zgjerohemi, por në të ardhmen parashihen linjat e reja, dhe disa nga linjat do ta ndryshojnë drejtimin. Me 51 autobus do t’i mbajmë këto linja qe i kemi tani”, tha ai
Rexhepaj thotë se në kuadër të rritjes së përgjegjësisë ndaj qytetarëve kanë krijuar një sistem për pranimin e ankesave dhe trajtimin e tyre.
“Në ndërmarrjen tonë kemi ndërtuar një sistem për pranim,trajtim dhe kthim të përgjigjeve ndaj qytetarëve. Me marrjen e detyrës së kryeshefit ekzekutiv kam organizuar një komision të quajtur komisioni i ankesave, qe me shumë seriozitet e trajtojmë çdo ankesë,shqetësim apo kërkesë të qytetarëve.”
Kryeshefi ekzekutiv thotë se ankesat e qytetarëve kanë qenë rreth vonesave të autobusëve dhe ata kanë kërkuar shtimin e linjave të reja, raporton EO.
“Ankesat më të shpeshta të qytetarëve janë rreth vonesave të autobusëve për shkak të trafikut të dendur,dhe qytetarët me plotë të drejtë kërkojnë të shtohet numri i linjave, por s’kemi mundësi me këto kapacitetet e tanishme. Qytetarët ankohen edhe për operatorët privat e cila nuk është kompetencë e jona,sepse shumica e operatorëve privat nuk respektojnë orarin e qarkullimit”, tha ai.
Thotë se edhe me kompanitë private që merren me bartjen e udhëtarëve kanë raporte të mira dhe se kanë një komunikim të vazhdueshëm.
“Ndaj kompanive private nuk kemi kompetencë të marrim masa në raste kur ata nuk respektojnë orarin e qarkullimit apo elementet e tjera që lidhen me shërbimin publik. Por ne shpeshherë i kemi ftuar ne biseda në mënyrë miqësore që të bisedojmë me ta për një shërbim sa më të mirë, përndryshe kompetent është Drejtoria e Shërbimeve Publike”, tha ai përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












