Jeta në Zvicër
Iu refuzua shtetësia zvicerane, në mungesë shkathtësish gjuhësore
Një grua irakiane, e cila edhe pse jetonte në Zvicër për 20 vjet dhe ishte e integruar mirë, iu mohua shtetësia në kantonin e Schëyz pasi ajo u përgjigj "uh" mbi 200 herë në intervistë, përcjell albinfo.ch
Një grua dhe burri i saj irakian kanë jetuar në Ingenbohl, në kantonin e Schwyz, për 20 vjet. Bashkëshorti i saj mori pasaportën zvicerane pas dy përpjekjeve, por aplikimi i saj u refuzua, raporton media zvicerane.
Pasi u refuzua nga kantoni i saj lokal, gruaja e çoi çështjen e saj në Gjykatën Federale Zvicerane. Ajo pretendoi se regjistrimet e intervistës ishin marrë pa pëlqimin e saj.
Në nxjerrjen e aktgjykimit, gjykatësi i Gjykatës Federale ra dakord se kishte shqetësime për regjistrimin e procesverbalit, por që autoritetet kishin fuqinë për t’i marrë ato.
Gjykatësi deklaroi: “Komuniteti u pajtua në mënyrë arbitrare që ankuesi kërkohej të kishte aftësi gjuhësore”.
Gruaja irakiane paraqiti një diplomë gjuhësore nga Qendra e Formimit Profesional Pfäffikon SZ. Sidoqoftë, gjykatësi vendosi që punonjësit në qendër nuk ishin në gjendje të gjykonin me saktësi nivelin e saj gjuhësor, bazuar në provat e paraqitura.
Shkathtësitë gjuhësore kanë qenë gjithmonë të domosdoshme për nënshtetësinë zvicerane, por kërkesat ndryshojnë në varësi të kantonit. Por, nën ndryshimet e vitit 2018, tani ekziston një nivel minimal i kërkuar i aftësive gjuhësore. Kandidatët duhet të demonstrojnë aftësi të të folurit në nivelin A2 (fillor) dhe aftësi të folur B1, nën Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët, përcjell albinfo.ch,.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht














