Bota
Bileta falas për ushtarët gjermanë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e mbështet idenë e ofrimit të biletave falas ushtarëve të Bundeswehrit që përdorin trenin në Gjermani
Iniciativën për bileta falas të trenit për ushtarët e Bundeswehrit e bëri publike ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU), në deklaratën e saj qeveritare në fund të korrikut. Tani atë e mbështet edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, raporton DW.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha të hënën në Berlin se kancelarja e përshëndet dhe e mbështet shprehimisht këtë iniciativë.
“Ata janë njerëz, që ditë për ditë janë në shërbim për ne të gjithë, dhe me biletën falas për trenin kemi një mundësi- e kjo nuk duhet të ishte e vetmja – që të tregojmë mirënjohje dhe falënderim”, ka thënë Seibert, sipas agjencisë së lajmeve, dpa, përcjell albinfo.ch.
Por sipas të dhënave të revistës gjermane “Spiegel”, bisedimet mes qeverisë dhe Hekurudhës Gjermane, Deutsche Bahn, nuk janë aq të lehta.
Hekurudha dëshiron të mbështesë ushtarët gjermanë me bileta falas vetëm në trenat që nuk shumë prenotime pasagjerësh, dhe që përdoren edhe nga pasagjerët e tjerë me bileta me çmime oferte.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin tha se bisedimet me Hekurudhën Gjermane, Deutsche Bahn zhvillohen pjesërisht edhe nga vetë ministrja Kramp-Karrenbauer. Iniciativa nuk është e re, bisedimet me Hekurudhën Gjermane zhvillohen që nga fillimi i vitit, shkruan dpa.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











