Kosova
Haradinaj nuk ndalet, vazhdon të marrë vendime
Qeveria e Kosovës pritet të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me studentët. Pavarësisht se është kryeministër në dorëheqje dhe në bazë të ligjeve e Kushtetutës nuk i lejohet marrja e vendimeve, Ramush Haradinaj, nuk ndalet.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se Qeveria do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me studentët
Sot është Dita Botërore e Rinisë dhe pikërisht në këtë ditë do të shënohet edhe një marrëveshje bashkëpunimi.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Zyra e Kryeministrit dhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, me rastin e 12 gushtit, Ditës Botërore të Rinisë, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi lidhur me nevojat e studentëve dhe aktivitetet e tyre
Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet në ora 10:30 dhe ngjarja do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë shkruan Gazeta Ekspress, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













