Bota
Shumica e qytetarëve të BE-së e mbështesin zgjerimin
Për herë të parë që nga 2009-ta.
Më 5 gusht 2019, Komisioni Evropian publikoi Eurobarometrin e fundit. Eurobarometri është themeluar më 1974 dhe qysh nga atëherë Eurobarometri mbledh të dhënat për çështje të ndryshme të BE-së dhe përkitazi me këtë përfaqëson disponimin e qytetarëve të BE-së.
Eurobarometri i fundit është përgatitur me anë të intervistave të zhvilluara nga 7 qershori deri më 1 korrik në 28 vende anëtare dhe vende kandidate. Në këtë drejtim, janë realizuar 27,464 intervista, përcjell albinfo.ch.
Në studimin e radhës Instituti EPIK ka analizuar të dhënat dhe trendët e fundit që dalin nga Eurobarometri.
Këto janë shtatë (7) të gjeturat kryesore:
Zgjerimi: Për herë të parë pas 10 vjetëve, shumica e qytetarëve të BE-së mbështesin zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e vendeve të reja.
Perceptimi pozitiv për BE-në ka mbërritur pikën më të lartë qysh nga viti 2009. 44% të qytetarëve të BE-së kanë besim më të madh në BE, se sa në qeveritë dhe parlamentet nacionale. 45% të qytetarëve të BE-së kanë perceptim pozitiv për BE-në. 61% e qytetarëve të BE-së janë optimistë për të ardhmen e tyre.
Është arritur rekord i ri në përqindjen e qytetarëve që mendojnë se zëri i tyre është me rëndësi brenda BE-së, duke arritur nivelin prej 56%.
73% e qytetarëve të BE-së identifikojnë veten si qytetarët e BE-së.
Lëvizja e lirë dhe paqja në mes vendeve anëtare konsiderohen dy të rritura më të mëdha të BE-së.
Migrimi dhe ndryshimet klimatike janë dy çështje kryesore për qytetarët e BE-së. Sidoqoftë, përderisa migrimi vazhdon të shënojë rënie në rëndësinë e tij, ndryshimet klimatike tani për herë të parë konsiderohen si prioritet nga 1/5 e qytetarëve të BE-së, duke kaluar të gjitha prioritete të tjera për të zëne vendin e dytë.
Sa u përket çështjeve ekonomike, 49% të qytetarëve e konsiderojnë gjendjen ekonomike të BE-së si të mirë, ndërsa mbështetja për EURO brenda zonës EURO ka arritur rekordin e ri prej 76%.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë














