Shqipëria
Shqiptarët paguajnë benzinën “më të shtrenjtë” në Evropë, zviceranët, “më të lirën”
Ky lëng i çmueshëm në Zvicër, ku paga mesatare është 4605 euro, kushton 1.36 euro ndërsa në Shqipëri, 1.44 euro ndërkohë që paga mesatare është 314 euro
Një zviceran me pagën e tij mesatare mujore mund të blejë 3888 litra benzinë brenda një muaji. Ndërsa një shtetas i Shqipërisë, me pagën mesatare që është 314 euro, mund të blejë vetëm 218 litra benzinë, shkruan motorzeitung.de.
Ky lëng i çmueshëm në Zvicër, ku paga mesatare është 4605 euro, kushton 1.36 euro ndërsa në Shqipëri, 1.44 euro. Këto janë në fakt dy anët më të skajshme të ranglistës së përpiluar nga platforma E-komerciale Picodi, sa i përket Evropës, transmeton albinfo.ch. Siç shihet në mënyrë të qartë, Shqipëria është në skajin e poshtëm të ranglistës, ose, me fjalë tjera, shqiptarët paguajnë benzinën më të shtrenjtë në Evropë.
Edhe në nivel botëror çmimi që paguan shqiptari mesatar për benzinë është mjaft i lartë. Akoma më shtrenjtë e paguajnë benzinën njerëzit në disa vende afrikane dhe aziatike. Kështu, në Madagaskar, me pagën e atjshme mujore mund të sigurohen vetëm 42 litra benzinë ndërsa në Taxhikistan 131 litra dhe në Zambi, 137 litra.
Në kreun e listës, pas Zvicrës vijnë Luksemburgu dhe Norvegjia, ku me pagat mesatare të vendeve respektive, qytetarët mund të blejnë nga 2827 respektivisht 1989 litra benzinë në muaj.
Gjermanët, me rrogën mesatare 2439 euro mund të blejnë 1740 litra benzinë, litri i së cilës në këtë vend kushton 1.40 euro, përcjell albinfo.ch. Me këtë raport çmim/fuqi blerëse, Gjermania zë vendin e shtatë në Evropë.
Në nivel botëror, më shumë benzinë se zviceranët me pagën mesatare mund të blejnë shtetasit e SHBA-së. Ndonëse paga mesatare atje është shumë më e ulët se në Zvicër, me të mund të paguhen 4711 litra benzinë në muaj, falë çmimit shumë më të ulët të saj. Në SHBA benzina kushton 68 centë!
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












