Kosova
Grabitësit e plagosin mërgimtarin nga Zvicra, ai vret njërin prej tyre
Një i vdekur e një i plagosur është bilanci i ngjarjes që ka ndodhur rreth orës 03:20 në Shtime
Në orët e hershme të mëngjesit, në Shtime ka ndodhur një tentim për grabitje me pasoja të rënda.
Një i vdekur e një i plagosur është bilanci i ngjarjes që ka ndodhur rreth orës 03:20 në këtë qytezë
Katër persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi të një mërgimtari nga Zvicra, i cili sapo ishte kthyer, shkruan koha.net.
Mehmetali Hajdini, major në Policinë e Kosovës, teksa e ka konfirmuar lajmin për Koha.net, ka dhënë detaje.
“Rreth orës 03:20 katër persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi. Dyshohet se qëllimi i tyre ka qenë grabitja. Janë ballafaquar me pronarin e shtëpisë, kanë kërkuar dorëzim prej tij, por ai është nuk është dorëzuar”, ka thënë Hajdini. Pastaj njëri nga grabitësit ka nxjerrë revolen dhe ka shti në drejtim të pronarit të shtëpisë.
Ai e ka plagosur pronarin e shtëpisë, dhe pastaj grabitësit kanë filluar të ikin prej aty. Pronari i shtëpisë duke zbritur poshtë e ka takuar vëllanë e vet në oborr, i cili e ka dëgjuar krismën. Kanë nisur t’i ndjekin grabitësit”, ka thënë Hajdini për Koha.net
Në ndjekje e sipër ata janë takuar me njërin prej tyre.
“Dyshohet se ka pasur goditje të dyanshme, ku njëri nga grabitësit ka gjetur vdekjen aty për aty, prej plagëve të marra”, ka thënë Hajdini.
Policia, ka thënë Hajdini, është në fazën e grumbullimit të të dhënave tjera.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









