Shqipëria
Shqiptar bëhesh duke paguar! Si ndryshojnë rregullat për nënshtetësinë
Fëmijët që lindin jashtë Shqipërisë, por që të dy prindërit i kanë shqiptar, e fitojnë nënshtetësinë
Së fundmi qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj për mënyrën se si mund të fitohet shtetësia shqiptare. Ky projektligj ka zgjeruar mundësitë e përfitimit të shtetësisë me dy pika të tjera.
Në një intervistë për mediet, zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, shpjegoi se cilat janë këto dy pika:
“Kemi shtuar origjinën dhe lindjen në territorin shqiptar. Me origjinë kuptojmë që individi duhet të ketë paralindësit e tij deri në tri shkallë me origjinë shqiptare”, tha Voda, përcjell albinfo.ch.
Tashmë, fëmijët që lindin jashtë Shqipërisë, por që të dy prindërit i kanë me shtetësi shqiptare, e fitojnë automatikisht këtë të fundit.
“Fëmijët e kanë më të lehtë të fitojnë shtetësinë, nëse të dy prindërit i kanë me shtetësi shqiptare”, shtoi zëvendësministrja.
Risia në këtë projektligj është që vendi ynë do të japë shtetësi shqiptare edhe për investitorët e huaj, të cilët kundrejt një shume që pritet të jetë e lartë, por që ende nuk është përcaktuar, do të mund të marrin pasaportë shqiptare.
Sipas zv.minsitres Voda, kjo do të bëhet për qëllime ekonomike të vendit tonë, duke shmangur dyshimet që mund të lidhen me aktivitete të jashtëligjshme të atyre që do të marrin shtetësinë shqiptare.
“Do jemi të kujdesshëm. Do të bëjmë kontrollin e investimit dhe do të ruajmë standardet, në mënyrë që të mos kemi dyshime për pastrime parash”, tha ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













