Kosova
Më 22 gusht, shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Shpërndarja e Kuvendit do të bëhet me 22 gusht duke filluar nga ora 10:00
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për shpërndarje të Kuvendit të mbahet më 22 gusht, shkruan Gazeta Metro, përcjell albinfo.ch.
Grupet parlamentare pas takimit të thirur nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, janë dakorduar që më 22 gusht të shpërndajnë Kuvendin, në seancën që fillon nga ora 10:00.
Të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare kanë thënë se janë pajtuar me këtë datë dhe presin gatishmërinë për zgjedhje të reja.
Kjo datë është vendosur pasi edhe Bashkimi Europian ka kërkuar që t’i jepet kohë për përgatitjen e monitorimit të këtyre zgjedhjeve të reja në Kosovë.
Përpos kësaj, atë ditë do të votohen edhe disa fonde milionëshe nga IPA.
E-Diaspora
-
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë Organizatorët ftojnë krijuesit, lexuesit dhe dashamirët e letërsisë, veçanërisht fëmijët, të marrin pjesë në aktivitetet e... -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë
Jeta në Austri
-
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet Fundi i lidhjes së fluturimit të Austrian Airlines midis Grazit dhe Vjenës ka qenë në diskutim... -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona












