Kosova
Rriten të hyrat nga mërgimtarët, 253 milionë për katër muaj
Në 4 muajt e parë të këtij viti, qytetarët e Kosovës kanë pranuar afro 19 milionë euro më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, nga familjarët e tyre mërgimtarë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, dërgesat e mërgimtarëve për familjarët e tyre në Kosovë që ndryshe njihen si remitenca, çdo herë kanë pas trend të rritjes.
Financimet e qytetarëve të Kosovës nga bashkatdhetarët që jetojnë në mërgim e që ndryshe njihen si remitenca, gjatë 4 muajve të parë të këtij viti janë rritur për më shumë se 18 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, i cili tha se deri më tani BQK ka nxjerr raport vetëm për periudhën katërmuajshe, por shtoi se trendi i rritjes së remitencave po vazhdon.
“Shuma e remitencave të dërguara për periudhën janar-prill të këtij viti ka arritur 253,5 milionë euro, nëse e bëjmë krahasimin me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar atëherë vlera është 18,7 milionë euro më shumë”, ka theksuar Kushtrim Ahmeti për RTK Radio.
Por, nëse këto mjete kanë destinim të caktuar ose shfrytëzohen për projekte të caktuara, Ahmeti tha se të gjitha mjetet shkojnë për konsum.
“Vlerat që dërgohen të remitencave janë vlera të vogla, por në total bëhen vlera të mëdha dhe kryesisht shkojnë për konsum, financim të studentëve për studime dhe gjëra të tjera”, ka shtuar ai.
Megjithatë, trendi i rritjes së remitencave në Kosovë ka filluar dhjetëra vite më herët dhe jo vetëm vitet e fundit.
“Nëse bazohemi edhe në të dhënat e fundit por edhe të dhënat e përgjithshme, kemi pas rritje vazhdimisht të remitencave të cilat mërgimtarët tonë i kanë dërguar për familjet e tyre në Kosovë. Nuk ka pasur rënie, kemi pasur kohë pas kohe ndonjë stabilitet por kryesisht kemi rritje të përkohshme, mjafton të shohim vetëm 4 muajt e parë të këtij viti dhe 4 muajt e vitit të kaluar ku kemi 18,7 milionë euro më shumë, dhe kjo tregon që vazhdon të ketë rritje të dërgimit të remitencave nga mërgimtarët tanë te familjet e tyre që jetojnë në Kosovë”, ka nënvizuar Ahmeti.
Ndryshe, sipas disa të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vlerësohet se janë mbi 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Numri më i madh i tyre jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










