Financa
Gjermania – parajsë për pastrim parash?
Gjermania - parajsë për pastrim parash? Të dhëna shqetësuese ka prej vitesh. Megjithatë këtej e tutje do tëjetë krejt ndryshe, premton Ministri federal i Financave
“Pastrimi i parave është një problem serioz në vendin tonë”, thotë Ministri federal i Financave, socialdemokrati Olaf Scholz. “Ne duhet ta shmangim këtë.” Ndaj të mërkurën (31.07) qeveria do të vendosë një ligj, me të cilin Republika Federale e Gjermanisë “në nivel ndërkombëtar do të ketë standardet më të larta në luftën kundër pastrimit të parasë”.
Më shumë grupe profesioni se deri më sot, me këtë ligj do të detyrohen që të njoftojnë nëse kanë dyshime për pastrim paraje. “Në radhë të parë tregu i pasurive të patundshme duhet vrojtuar më me kujdes”, tha Scholz për gazetat e grupit Funke Mediengruppe. Politikani socialdemokrat synon gjithashtu të detyrojë për transparencë edhe qendrat e ankandeve apo tregtarët e metaleve të çmueshme, raporton DW.
Sipas vlerësimeve të Transparency International ndërkohë 15 deri në 30 përqind e parave nga bizneset kriminale investohen në pasuri të patundshme. Në Berlin dhe në Brandenburg së fundi janë konfiskuar 77 imobilje, që dyshohej se ishin blerë me para nga kriminaliteti, përcjell albinfo.ch.
Parashikohet gjithashtu që njësia e federatës kundër larjes së parasë të ketë një qasje më të mirë tek të dhënat e autoriteteve hetimore. Kjo njësi e quajtur Financial Intelligence Unit (FIU) e atashuar pranë doganave, ndërkohë posedon mjetet e nevojshme, që të mund të kryejë punën e saj, tha Scholz. Tani ato do të pajisen edhe me kompetenca dhe mundësi shtesë, “në mënyrë që të funksionojë më mirë edhe bashkëpunimi me autoritetet e tjera”.
Para dy vjetësh FIU kaloi në kompetencat doganore duke u shkëputur prej Zyrës Federale të Kriminalisitkës. Autoriteti i reformuar për një kohë të gjatë dukej se nuk ishte në gjendje që t’ua transmetonte në kohën e duhur hetuesve rastet e dyshimeve për larje parash. Edhe pas një viti në komisionin e financave të Bundestagut lidhur më këtë bëhej fjalë për një “rrezik të madh për sigurinë e brendshme”. Politikanët e opozitës e quanin atë një “katastrofë të politikës së brendshme” dhe një “bombë me sahat”.
Ministri i Financave Scholz pranoi, që Gjermania ka nevojë për disa “përmirësime”. Por tani, sipas tij, ndjekësit e larjes së parave do të bëhen “gjithnjë e më të aftë për veprim”.
Të ngjashme
Të tjera nga Financa
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












