Shkurt.ch
Hulumtime shkencore për të jetuar përgjithmonë…
Revista shumë serioze “The Economist” është e interesuar në jetëgjatësinë e njeriut dhe në mënyrën më të mirë për të jetuar më gjatë dhe në mënyrë më të shëndetshme.
Kështu që Jeanne Calment, i cili jetoi 122 vjet e 164 ditë, më shumë se çdo qenie tjetër njerëzore në tokë (të paktën sipas njohurive tona), shpjegonte se vaji i ullirit, çokollata dhe Porto (verë) i kishin dhënë atij shëndetin që gëzonte. Por, ky i fundit kishte pirë duhanin gjithashtu gjerë në moshën 117-vjeçare. Alexander Imich, i cili ishte njeriu më i vjetër i gjallë derisa vdiq në qershorin e kaluar në moshën 111 vjet, nuk kishte asnjë sekret të fshehtë ose të veçantë.
Sipas shkencëtarëve, aftësia e një personi për të jetuar deri në moshën 80-vjeçare varet kryesisht nga sjellja e tij: mospirja e duhanit, një ushqim të mirë si dhe ushtrimet. Por, përtej kësaj, faktor i rëndësishëm mbetët gjenetika.
Prandaj edhe shkencëtarët duan të zbulojnë pse disa njerëz vdesin në moshën 60-vjeçare, kur disa të tjerë vdesin 120 vjeçar! Shkencëtarët mendojnë se gjenet e Jeanne Calment dhe të Alexander Imich janë ndoshta çelësi i jetës së përjetshme.
Ka shumë faktorë biologjikë që përfshihen në procesin e plakjes. Ata bëjnë që trupi të degradohet pak nga pak në nivelin qelizor. Plakja është gjithashtu një faktor i rrezikshëm për shumë sëmundje të tilla, si kanceri dhe problemet kardiovaskulare. Ngadalësimi ose ndalimi i plakjes është gjithashtu një mënyrë efektive për të luftuar më shumë sëmundjet.
Kjo është ajo që kërkon të bëjë Google me firmën e saj të quajtur “Calico”, qëllimi i së cilës është zhvillimi i teknologjive kundër plakjes. Ajo drejtohet nga Art Levinson, ish-bosi i Genentech-së, një pionier në bioteknologji. Craig Venter, një gjenetist, i cili luajti një rol të rëndësishëm në sekuencimin e gjenomit njerëzor, ka krijuar një kompani të ngjashme në fillim të këtij viti.
Qëllimi nuk është që të zgjasim afatin e jetës njerëzore, por vitet që njerëzit jetojnë të jenë të shëndetshme. Shumë shkencëtarë besojnë se, megjithatë, progresi për të ndaluar zhvillimin e sëmundjeve është i lidhur me dëmtimin e qelizave, dëmtim që bëhet me moshën. Sipas këtyre shkencëtarëve, nëse arrijmë të ndikojmë në këtë lidhje, atëherë do të ndikojmë në zgjatjen e jetëgjatësisë.
Hulumtuesit përqëndrohet sot në “gjenet që mbrojnë” dhe ngadalësojnë rënien apo dëmtimin qelizor pranë njerëzve të tillë, sikur Jeanne Calmentdh e Alexander Imich. Nëse ata arrijnë të zbulojnë këto gjene, kompanitë farmaceutike mund të zhvillojnë produkte që kanë të njëjtin efekt. Por, një zbulim i tillë do të na sjellë vetëm gjerë në moshën 120-vjeçare, moshë e cila, sipas disa shkencëtarëve, nuk mund të tejkalohet, është kufiri absolut.
Përveç nëse trupi i njeriut konsiderohet si një makinë dhe arrin të rigjenerohen ose të rregullohet/ rindërtohet me pjesë të reja. Qelizat burimore janë të afta për të prodhuar inde qelizore dhe organe. Në teori, gjerë sa punon truri, organet e tjera dhe pjesët e tjera të trupit mund të zëvendësohen. Dhe pastaj ndoshta do të zbulojmë trajtimet kundër sëmundjeve që shkatërrojnë trurin, si Alzheimer dhe Parkinson, duke gjetur mënyrë për të rigjeneruar qelizat nervore.
Kjo ngre lart pyetjen e jetës së përjetshme. A doni të jetoni në mënyrë të përjetshme? Ndoshta po, por pa pasojat e pleqërisë…
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












