Bota
Fëmijët më të prekur nga trafikimi i qenieve njerëzore, thotë OKB
Në raportin e fundit mbi trafikimin e qenieve njerëzore, OKB ka mbledhur informacione gjatë 13 viteve të fundit për rreth 700 viktima të trafikimit për heqjen e organeve në 25 vende, shkruan Anadolu Agency, transmeton Gazeta Blic.Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka deklaruar se fëmijët janë një nga viktimat më të prekura nga trafikimi i qenieve njerëzore, raporton Anadolu Agency (AA).
“Trafikimi i qenieve njerëzore është një krim që ndodh rreth nesh. Viktimat, 30 për qind e të cilëve janë fëmijë, i nënshtrohen punës së detyruar, shfrytëzimit seksual dhe formave të tjera të abuzimit”, tha Guterres në llogarinë e tij në Twitter me rastin e Ditës botërore kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Guterres po ashtu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që “të bëjë më shumë për të nxjerrë para drejtësisë kriminelët dhe t’i ndihmojë viktimat të rindërtojnë jetën e tyre”.Çështja tërhoqi më shumë vëmendjen kur Nadia Murad, një aktiviste irakiane për të drejtat e njeriut që kaloi tre muaj në një qeli të burgut të DEASH-it, fitoi çmimin Nobel të Paqes në vitin 2018.Pasi u transferua në Gjermani, ajo poashtu u bë ambasadore e vullnetit të mirë e OKB-së për dinjitetin e të mbijetuarve të trafikimit njerëzor.
Në raportin e fundit mbi trafikimin e qenieve njerëzore, OKB ka mbledhur informacione gjatë 13 viteve të fundit për rreth 700 viktima të trafikimit për heqjen e organeve në 25 vende.Në raport thuhet se shumica e viktimave janë identifikuar nga Amerika dhe Azia.
“Përveç trafikimit të brendshëm subrajonal, vendet e pasura ka më shumë të ngjarë të jenë destinacione për viktimat e zbuluara të trafikuara nga orgjina më të largëta”, tha raporti, duke theksuar se Evropa Perëndimore dhe Jugore si dhe vendet në Lindjen e Mesme regjistruan aksione të konsiderueshme të viktimave të trafikuara nga rajonet e tjera.
Në vitin 2013, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbajti një takim të nivelit të lartë për të dikskutuar planin e saj global të veprimit. Vendet anëtare atëherë miratuan poashtu një rezolutë dhe caktuan 30 korrikun si Ditën botërore kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











