Shqipëria
Tërmeti apokaliptik! Meta i drejtohet institucioneve
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me anë të një letre drejtuar Ministrisë së Mbrojtes ka treguar se ka marrë informacion përmes medies ndërkombëtare dhe kombëtare informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin.
“Paralajmërimi ka ardhur nga sizmologu i njohur zoti Akis Tselentis, drejtor i institutit gjeodinamik observatori kombëtar i Athinës. Sizmologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa\ ditësh rajonin e Athinës”, thuhet në fillimin e letrës së Metës.
Sipas tij, për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi unë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Evropë, shkruan Albinfo.ch.
“Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore. Për sa më sipër kërkoj nga ana juaj të informohem mbi: Institucionet përgjegjëse a kanë kontaktuar me sizmologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla? Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj, nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla. Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qendror dhe vendor? Nëse e gjykoni të domosdoshme jam i gatshëm të mbledh këshillin e sigurisë kombëtare qoftë edhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarët në radhë të pare”, thuhet në letrën e Metës.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?