Shkurt.ch
Era e fuqishme rrëzon vinçin e rëndë 400 tonë
Ndonëse, sipas policisë, nuk ka pasur asnjë të lënduar, dëmi material i shkaktuar me këtë rast, është i konsiderueshëm
Erërat e fuqishme që kanë përfshirë mbrëmë regjione të ndryshme të Zvicrës, në disa raste kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Kështu, në Birsfelden të Kantonit Baselland era ka rrëzuar një vinç të madh ure, të rëndë 400 tonelata, shkruan srf.ch.
Ndonëse, sipas policisë, nuk ka pasur asnjë të lënduar, dëmi material i shkaktuar me këtë rast, është i konsiderueshëm.
Zona ku ka ndodhur aksidenti është bllokuar, pasi që duhet të testohet statika e vinçit.
Në përgjithësi, sipas Policisë së Kantonit Basel-Landschaft, në zonën që ajo mbulon, janë paraqitur 188 njoftime për dëme të shkaktuara nga era.
Në komunat si: Muttenz, Birsfelden dhe Münchenstein ka pasur edhe rrëzime të tjegullave nga çatitë e shtëpive ndërsa janë regjistruar edhe shtëpi me bodrume të vërshuara nga uji si dhe drurë që, nga fuqia e erës, janë rrëzuar mbi makina.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










