Shkurt.ch
Gjendet në Francë trupi pa kokë i një zvicerani 81-vjeçar
“Ai ishte ishte prej disa ditësh aty, i shtrirë dhe kufoma e tij ishte tashmë në një shkallë të lartë të procesit të kalbjes”
Në një fushë, në komunën franceze Ferney-Voltaire, në kufi me Zvicrën, në veriperëndi të Gjenevës është gjetur trupi pa kokë i një zvicerani 81-vjeçar, shkruan sda.ch. Sipas prokurorisë përgjegjëse, kufoma kishte disa ditë që po qëndronte në vendin ku u gjet.
Burri në fjalë nuk kishte të veshura as pantollona dhe as brekë. Policia ka arritur ta identifikojë atë mbi bazë të dokumenteve të identifikimit, që i kishte me vete.
“Ai ishte ishte prej disa ditësh aty, i shtrirë dhe kufoma e tij ishte tashmë në një shkallë të lartë të procesit të kalbjes”, kanë deklaruar në prokurori.
Hetuesit nuk e përjashtojnë vdekjen natyrore si shkaktar, transmeton albinfo.ch. Sipas tyre, ka mundësi që i ndjeri të ketë shkuar për të kryer “një nevojë të natyrshme” dhe me atë rast të ketë pësuar kolaps. Koka, mund t`i jetë ndarë pastaj prej trupit, nga ndonjë kafshë.
E-Diaspora
-
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij Mërgimtari kthehet në Kosovë dhe e gjen shtëpinë të plaçkitur... -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar











