Kosova
Studentja e Kosovës fiton çmim për arkitekturë në Gjermani
Gjiltina Isufi, studente e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka fituar çmimin “Lars Lerup Award” për projektin më të mirë studentor në garën e arkitekturës në Universitetin e Anhalt-it në Dessau të Gjermanisë.
Përveç vendit të parë në këtë garë, ajo ka fituar edhe një praktikë në zyrat e arkitektit gjerman Jakob Tigges në Berlin. Siç njoftojnë nga Universiteti i Prishtinës, e gjithë kjo përzgjedhje është bërë nga një juri profesionale, e përbërë prej profesorëve, arkitektëve dhe dekanit të fakultetit të Universitetit të Anhalt-it.
Duke u ndier e lumtur për suksesin e arritur, ajo citohet të ketë thënë se njohuritë e para për arkitekturën i ka marrë në UP, përcjell albinfo.ch.
“Natyrisht që Universiteti i Prishtinës është vendi ku kam fituar njohuritë dhe përvojat e para për arkitekturën. Edhe pse sistemi i punës dhe i arsimimit në Fakultetin e Arkitekturës në shumë raste ka nevojë për përmirësime, unë i falënderohem përkushtimit të disa profesorëve, të cilët bëjnë një punë të mrekullueshme dhe u ofrojnë gatishmëri studentëve për t’u avancuar edhe më tutje në profesion”, citohet të ketë thënë Gjiltina.
Ajo planifikon të vazhdojë studimet në nivelin Master në ndonjë universitet botëror dhe pas përfundimit të tyre të kthehet dhe të kontribuojë në Kosovë, sipas një njoftimi nga UP.
Gjiltina vitin e kaluar studioi për një semestër në Dortmund të Gjermanisë, ndërsa këtë vit ka studiuar në Dessau të Gjermanisë. Të dyja bursat i ka fituar përmes partneriteteve të Universitetit të Prishtinës në projektin Erasmus+.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











