Kosova
Prishtinë: Prishet aeroplani në pistë pak para se të nisej
Kerosina po derdhej nga aeroplani
Udhëtarët që mësynë Stuttgardit nga aeroporti i Prishtinës u detyruan të zbresin për shkak të një defekti në aeroplan, përcjell albinfo.ch
Një udhëtar për Indeksonline ka treguar se pasi kishin hyrë në aeroplan dhe piloti ishte përgatitur për fluturim duke u nisur nga pista, u lajmërua që të ndalej.
Kjo pasi udhëtarët kanë vrenjtur se kerosina po derdhej nga aeroplani.
Pasi është vërejtur ky problem, piloti ka stopuar dhe udhëtarët kanë dalë nga aerpoplani.
L.S. ka thënë se kanë lajmëruar agjencitë, ku i kanë blerë biletat dhe u kanë treguar për rastin.
“Ne i kemi thirrur agjencionet ku na janë shitë biletat dhe i kemi treguar për rastin. Tash jemi duke pritur dhe kemi zbritur nga aeroplani. E tërë kerosina është derdhur dhe mezi që e ka ndalur piloti, ishim gati duke udhëtuar te pista e startimit”, ka thënë ai.
Siç shihet edhe në këto pamje, aeroplani posa ka filluar nisjen, është ndalur për të rregulluar problemin.
Ekipet përkatëse të aeroportit kanë dalë tek aeroplani dhe po shikojnë problemin e paraqitur.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










