Kosova
“Kundër racizmit”, në Prishtinë protestohet për 11-vjeçarin e vrarë
Qytetarët në Prishtinë sot kanë protestuar nën moton “Kundër racizmit”, përcjell albinfo.ch.
Marshi protestues u organizua si reagim i shoqërisë civile ndaj, siç thanë ata, mosreagimit të institucioneve për 11-vjeçarin nga Fushë-Kosova, i cili u gjet i vrarë ditë më parë. Ndërkaq, siç raportuan mediat në Kosovë, viktima ishte përdhunuar nga një i rritur.
Aktivisti Gazmend Qyqalla ka thënë se shteti i Kosovës po dështon në mbrojtjen e qytetarëve të vet.
“Rasti i përdhunimit dhe vrasjes së një fëmije është një ngjarje e tmerrshme që po na e përplas në fytyrë racizmin e normalizuar të shoqërisë sonë. Për këtë, institucionet kanë faj, duke ia nisur nga shkolla e deri te policia e prokuroria, që po tregojnë se disa jetë vlejnë më pak, e përdhunimet nuk merren seriozisht”, ka thënë ndër të tjera Qyqalla.
Protestuesit gjatë marshimit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Shtet vrasës”, “Razicmi vret”, “Deri kur ma” e të tjera, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












