Lajme
Prangosen tre kontrabandistë të emigrantëve
Këta persona i përkasin regjionit të Prizrenit, ndërsa sipas Policisë, ka dëshmi të bazuara se ata janë marrë në vazhdimësi me kontrabandim të emigrantëve
Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën tre person që i përkitnin një grup trafikantësh me emigrantë, ndërsa gjatë baritjes së shtëpive të tyre, janë konfiskuar disa pasaporta, letërnjoftime dhe dokumentet të tjera që janë shfrytëzuar për trafikimin e kosovarëve nëpër vendet e Bashkimit Evropian.
Këta persona i përkasin regjionit të Prizrenit, ndërsa sipas Policisë, ka dëshmi të bazuara se ata janë marrë në vazhdimësi me këtë veprimtari ilegale.
Këtë aksion, siç deklaruan përfaqësuesit e Policisë së Kosovës e ka udhëhequr Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare, ndërsa nga të arrestuarit dy janë shqiptarë, ndërsa njëri është i komunitetit goran. Të arrestuar janë: B. A i lindur më 1970; R. D i lindur më 1963 dhe K. C i lindur më 1958.
“Operacioni policor ka filluar duke kryer bastisje në pesë lokacione të ndryshme të regjionit të Prizrenit. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave mijëra dokumente të ndryshme, si: pasaporta, letërnjoftime, certifikata të lindjes, të shtetësisë, forma të ndryshme të aplikimeve për nxjerrjen e dokumenteve (serbe, bullgare, shqiptare) barna të ndryshme që dyshohet se janë të kontrabanduara, një revole, municione të gjuetisë, një thikë etj”, thuhet në raportin e policisë.
Personat e dyshuar, tashmë të arrestuar nga policia, dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim, me qëllim të përfitimit material, përmes rrugëve ilegale apo me dokumente të falsifikuara, kanë dërguar apo kanë tentuar të dërgojnë shtetasit kosovarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku shumë prej tyre janë viktimizuar, qoftë fizikisht qoftë materialisht.
“Të gjitha veprimet policore, lidhur me operacionin dhe bastisjen dhe arrestimeve e të dyshuarve është kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, respektivisht Prokurorisë Speciale”, thuhet në njoftimin e policisë.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












