Bota
Bota nuk është civilizuar, ekzistojnë edhe 40 milionë robër
Më pak se gjysma e vendeve të botës e rendisin punën e detyruar si një krim
Dhjetë mijë njerëz do të duhet të lirohen çdo ditë për të eleminuar skllavërinë moderne gjatë dekadës së ardhshme, thuhet në një hulumtim, që tregon vendet të cilat bëjnë pak, ose aspak përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund punës së detyruar.
Më pak se gjysma e vendeve të botës e rendisin punën e detyruar si një krim dhe shumica nuk e konsiderojnë martesën e detyruar si një krim, tha raporti i organizatës me bazë në Australi, “Walk Free Foundation”.
Më shumë se 40 milionë njerëz janë vlerësuar të jenë robër në skllavërinë moderne, që përfshin punën e detyruar dhe martesën e detyruar, transmeton TCH.
Përfundimi i skllavërisë moderne deri në vitin 2030 ishte një nga qëllimet botërore të miratuara unanimisht nga anëtarët e Kombeve të Bashkuara, katër vjet më pare, përcjell albinfo.ch.
Por, në situatën e sotme, arritja e këtij qëllimi është “e pamundur”, tha raporti. “Në bazë të përparimin aktual, ne nuk do të jemi në gjendje të zhdukim skllavërinë moderne deri në vitin 2030”, tha Fondacionin Reuters, Katharine Bryant, drejtuese e hulumtimeve në Ëalk Free.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













