Shkurt.ch
I hiqet dënimi dhe dëmshpërblehet për përshëndetjen naziste!
Përveç shpalljes së pafajësisë, zvicerani frankofon ka marrë nga Gjykata e Lartë e Kantonit Uri edhe një dëmshpërblim prej 3800 frangash.
Gjykata e Lartë e Kantonit Uri, pas vendimit lirues të shqiptuar nga Gjykata Federale, e ka shpallur të pafajshëm një person i cili më parë qe dënuar me akuzën se kishte bërë përshëndetje hitleriane. Këtë përshëndetje ai e kishte bërë në gusht të vitit 2010 në Rütli, vendtubimin tradicional për festën nacionale të Zvicrës, 1 gushtin.
Përveç shpalljes së pafajësisë, zvicerani frankofon ka marrë nga gjykata edhe një dëmshpërblim prej 3800 frangash.
Gjykata e Lartë e Urit e ka marrë vendimin lirues më 27 qershor ndërsa mbrojtësi i të liruarit, një avokat nga Gjeneva do ta pranojë vendimin edhe pse fillimisht kishte kërkuar dëmshpërblim më të lartë për klientin e tij.
I liruari, kishte marrë pjesë më 8 gusht 2010 në një manifestim të Partisë së Zviceranëve të Orientuar Kombëtarisht (Pnos). Ndërkohë që rreth 150 pjesëmarrësit po e recitonin “Betimin e Rütlit” (nga Wilhelm Telli i Schilerit), ekstremisti i djathtë kishte ngritur krahun dhe e kishte mbajtur atë rreth 20 sekonda lartë, duke bërë kështu “Përshëndetjen hitleriane”. Pasi që e kishte filmuar këtë sekuencë, policia kishte ushtruar kallëzim penal ndaj tij.
Në një vendim të marrë në muajin maj, Gjykata Federale e Zvicrës kishte konstatuar se i padituri nuk kishte bërë shkelje të ligjit kundër racizmit. Ajo kishte hedhur pishtë një dënim me para në lartësi prej 500 frangash dhe gjobën prej 300 frangash të shqiptuara për diskriminim racial dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim në Gjykatën e Lartë të Urit.
Sipas Gjykatës Federale, i dënuari përmes gjestit të tij vetëm kishte treguar orientimin e tij dhe me këtë nuk ka provuar të afirmojë para të tjerëve vlerat e nacionalsocializmit. Kështu, për gjykatën në fjalë, ekstremistët e djathtë nuk kryejnë vepër penale kur përshëndetjen hitleriane e këmbejnë në mes vete.
Një vendim i tillë gjyqësor pati shkaktuar pakënaqësi në vende të ndryshme të botës ndërsa edhe në Zvicër qe ngritur një debat për ndalimin e mundshëm të simboleve raciste.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











