Lajme
Një krokodil në liqenin Hallvilersee të Zvicrës?
Sipas përshkrimit që ka bërë peshkatari që thotë ta ketë parë, fjala është për një reptil të gjatë rreth një metër e gjysmë, të cilin ai e ka parë rreth orës 21.30
Një “kaiman”, siç quhet një nënlloj i reptilëve të njohur gjerësisht si krokodilë, është parë natën e të dielës në liqenin Hallvilersee në Beinwil am See të Kantonit Aargau. Kështu që paku pohon një peshkatar me përvojë, i cili ka njoftuar menjëherë policinë për atë që ka parë, shkruan sda.ch.
Sipas përshkrimit që ka bërë ai, fjala është për një reptil të gjatë rreth një metër e gjysmë, të cilin ai e ka parë rreth orës 21.30, transmeton albinfo.ch. Kafsha e paidentifikuar ka dalë mbi sipërfaqe të ujit, ka kapur një rosë të vogël që po notonte aty dhe është zhytur bashkë me të në ujë.
Kaimanët, grup ky të cilit, siç besojnë ekspertët, i takon reptili në fjalë, është lloj i mbrojtur i kafshëve. Kush do të mbajë një kaiman, duhet të marrë leje nga shteti.
Autoritetet besojnë se ky kaiman mund të jetë mbajtur ilegalisht nga ndonjë qytetar dhe pastaj të jetë hedhur.
Policia po edhe shërbimi veterinar, e ka kontrolluar gjithë bregun e liqenit ku dyshohet të jetë parë kaimani, por deri nuk kanë gjetur gjurmë të tij, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, kërkimi është ndërprerë, njofton Policia Kantonale e Aargaut.
Ekspertët vlerësojnë se një kaiman i madhësisë së përmendur nuk përbën rrezik akut për ata që bëjnë banjë ose shëtisin në brigjet e liqenit. Ushqim natyror për këta reptilë janë peshqit dhe kafshët e vogla, ndërsa bëhen agresivë kur të ndihen të rrezikuar, përcjell albinfo.ch. Prandaj, policia rekomandon për vigjilencë.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











