Kosova
Haradinaj paralajmëron Serbinë
Ne jemi shtet i pavarur dhe nuk kërkojmë asgjë tjetër në dialog pos njohjes reciproke. Nëse nuk jeni gati për këtë, atëherë është porosi për ne që edhe ne të armatosemi, tha Haradinaj
Dëshira për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën e ka potencuar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është në logjikën e këshillës për të dy vendet, ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Falënderojmë presidentin Macron për sinqeritetin e shprehur, kur tha se Kosova dhe Serbia janë shtete evropiane, me perspektivë evropiane. Mendoj që kjo shpjegon shumë”, tha Haradinaj në një konferencë për media në Prishtinë.
Megjithatë, ai ka shtuar se kompromisi i vetëm që Kosova mund ta bëjë për të arritur njohjen nga Serbia është heqja e taksës prej 100 për qind për produkte e importuara nga Serbia.
Haradinaj ka theksuar se ajo që ka kërkuar Kosova “është shumë bazike, pra, një kornizë-marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, me elementet përcjellëse”, për të cilën do të zhvillohen negociatat, transmeton Radio Evropa e Lirë.
“Hezitimi është që Serbia ose që një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare po thotë ‘nuk mund t’ia vëmë emrin njohje reciproke në kufijtë ekzistues’. Kjo po i bie që po na këshillojnë edhe neve të blejmë ‘Mistral’-a (pjesë e sistemit raketor). Serbinë po e armatosin me ‘Mistral’. Për shembull, Serbia po shkon dhe po blen armë në Rusi. Edhe Franca e bëri një kontratë me Serbinë, për sisteme raketore. Ndërkaq, neve na thonë ‘nuk mund t’i vëmë emrin marrëveshjes’ se është njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Çka të bëjmë ne, pra, nëse emrin nuk mund t’ia vëni? Ne jemi shtet i pavarur dhe ne nuk kërkojmë asgjë tjetër në dialog pos njohjes reciproke. Nëse nuk jeni gati për këtë, atëherë është porosi për ne që edhe ne të armatosemi”, tha Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Presidenti francez, Macron, i cili po qëndron në vizitë dyditore në Beograd, ka theksuar se do ta organizojë një takim ndërmjet liderëve shtetërorë të Serbisë dhe Kosovës, së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka ngecur qysh në fund të vitit të kaluar, kur Kosova u ka vënë taksë prodhimeve të importuara nga Serbia.
Serbia ka vënë kusht heqjen e taksës, për vazhdimin e dialogut. Por, Qeveria e Kosovës, përkundër thirrjeve edhe të Bashkimit Evropian, edhe të Shteteve të Bashkuara, nuk është zmbrapsur nga taksa.
Krahas dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, i cili vazhdon të mbetet i ndërprerë, një nismë për bisedime kanë iniciuar edhe kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Por, as kjo nismë, me gjithë disa përpjekje, deri më tani nuk ka sjellë si rezultat vazhdimin e dialogut.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











