Kosova
Pakësohen mallrat e Serbisë në tregun e Kosovës
Janë bërë gati tetë muaj kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Që nga kjo periudhë, importi nga Serbia ka shënuar rënie drastike, thonë autoritetet kompetente në Kosovë.
Serbia, e cila para vendosjes së taksës ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë, për këta tetë muajt e fundit ka rënë si eksportuese e mallrave në rreth 4 milionë euro.
Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit të kaluar, gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo më shumë se 360 milionë euro brenda një viti.
Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se “gjatë ditëve të fundit nuk është vërejtur ndonjë rritje e importit nga Serbia apo rritje e kontrabandës”.
“Më duhet të theksoj se mallrat nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nga nëntori i vitit të kaluar kanë shënuar rënie drastike, kur flitet për importin”, bën të ditur Stavileci.
Mesatarja ditore e importeve nga Serbia, thotë Stavileci, është rreth 10 dërgesa, ku një pjesë prej tyre janë ndihma humanitare, disa janë dërgesa komerciale, të cilat i nënshtrohen taksës prej 100 për qind. Produktet komerciale janë ushqime, lëndë e parë, paketimi etj.
“Vlera e përgjithshme e importeve nga Serbia ka arritur në rreth 4 milionë euro”, thotë Stavileci.
Vetëm në muajin maj, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, importi i mallrave nga Serbia në Kosovë ishte 519 mijë euro, nga më shumë se 39 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Lajmin e plotë mund ta lexoni në REL.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










