Lajme
Mafia italiane, me prani të madhe në Zvicër
Arrestimet e bëra në lidhje me të ashtuquajturën “Qelulë të Frauenfeldit”, janë një dëshmi për këtë

Zvicra, si vend me shumë shtetas që kanë prejardhje italiane, nuk mbetet e kursyer nga mafia e shtetit fqinj. Për më tepër, sipas gazetres Madeleine Rossi, “Ndrangheta”, një ganizatë e njohur mafioze nga Kalabria vetëm sa është stabilizuar në Zvicër.
Rossi ka përpiluar një raport të gjatë prej 100 faqesh të cilin ia ka kushtuar këtij fenomeni, shkruan srf.ch.
“Edhe nëse nuk shihet, `Ndrangheta`është shumë e pranishme në Zvicër, ka thënë Rossi në një intervistë të botuar të shtunëmn në gazetën e Zvicrës frankofone “Le Temps”.
Arrestimet e bëra në lidhje me të ashtuquajturën “Qelulë të Frauenfeldit”, janë një dëshmi për këtë. Por në këtë rast bëhet fjalë vetëm për njërën nga degët e shumta të kësaj organizate mafioze në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Qelula tjera funksionojnë para së gjithash në Kantonin e Tiçinos por ehde në atë të Graubündenit.
Për aktivitetin e tyre në Zvicër janë dy shkaqe: ikja në ilegalitet nga ndjekja në Itali dhe larja e parave, thotë Rossi. Pastrimi i parave në Zvicër, ndonëse është vështirësuar, ende vazhdon të jetë i mundshëm.
“Këta njerëz sillen në mënyrë shumë diskrete dhe jetojnë ashtu që të duken si të gjithë njerëzit tjerë”. Duke qenë se në Zvicër nuk janë në terrenin e tyre, ata këtu i nënshtrohen një rreziku më të madh se në Itali, përcjell albinfo.ch. Dhe kur pastaj bëhen objekt i mediave, ata duhet të llogarisin edhe me një ndëshkim tjetër, nga orghanizata e tyre (Ndrangheta).
Ndryshe, nga 18 pjesëtarë të identifikuar si anëtarë të “Qelulë të Frauenfeldit”, 17 janë dënuar në Itali dhe vetë njëri ka shpëtuar. Ai, duke qenë shtetas i Zvicrës, ka hequr dorë nga shtetësia italiane kështu që Zvicra nuk ka pasur mundësi ta ekstradonte. Ndërkohë, Prokuroria Federale e Zvicrës ka ndërprerë procedurën ndaj tij, me arsyetimin se mungojnë provat!
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz