Bota
Çfarë mendojnë gjermanët për Islamin?
Për shumicën e gjermanëve feja islame nuk përbën pasuri, në këtë përfundim arrihet në studimin "Larmia botëkuptimore dhe demokracia". Por studiuesit e fondacionit Bertelsmann konstatojnë edhe zhvillime pozitive
Rreth gjysma e të anketuarve e konsideron fenë islame si kërcënim, thuhet në studimin e fondacionit Bertelsmann. Por skepticizmi ndaj Islamit nuk nënkupton islamofobi, vërehet në këtë studim. Me 13 për qind është vetëm një pakicë e qytetarëve, që ka qëndrim armiqësor ndaj fesë islame dhe kërkon ndalimin e migrimit të myslimanëve. Kjo shifër vitet e fundit është ulur – më 2017 ishin 20 për qind e të anketuarve që mendonin kështu, raporton DW.
Nisur nga fakti që një në dy të pyetur e konsideron si kërcënim Islamin, anketimi jep shkas për t’u shqetësuar. Në lindje të Gjermanisë, ku jetojnë pak myslimanë, rezervat janë më të mëdha se në pjesën perëndimore të vendit. Sipas sondazhit, 30 për qind në lindje dhe 16 për qind në perëndim nuk duan të kenë fqinjë myslimanë, përcjell albinfo.ch.
Kontakti ndihmon
Analizat tregojnë se personat me qendrime të dukshme islamofobe shpesh refuzojnë jo vetëm myslimanët, por edhe minoritetet e tjera dhe kanë një botëkuptim antipluralist. Megjithatë shumica e gjermanëve janë parimisht të hapur ndaj botëkuptimeve të tjera. Ndërsa ka paragjykime ndaj Islamit, Krishtërimi, Hebraizmi, Hinduizmi dhe Budizmi prej shumicës konsiderohen si pasurim.
Përmes kontakteve personale, sipa studimit, zbehet refuzimi kundrejt Islamit. Njerëzit që kanë rregullisht kontakt me religjonet e tjera, rrallëherë e konsiderojnë si kërcënim larminë fetare dhe fenë islame.
Religjionet janë pro demokracisë
Qoftë Hebraizmi, kristianizmi apo Islami – pjestarët e feve të ndryshme i mbështesin gjerësisht parimet dhe vlerat e demokracisë. Sikurse nxjerr në pah studimi shumica dërmuese në Gjermani (89 për qind) pavarësisht besimit fetar e konsidieron demokracinë si një formë të mirë qeverisjeje. “Pjesëtarët e çfarëdo religjioni mund të jenë demokratë të mirë”, thekson autori i studimit sociologu i religjioneve Gert Pickel. Për demokracinë janë të dëmshme në plan afatgjatë përfytyrimet dogmatike të besimit dhe intoleranca ndaj besimeve të tjera.
Të tilla qëndrime refuzuese dhe izoluese mund ta rrezikojnë kulturën demokratike, tërheq vëmendjen Pickel. Në mbarë Gjermaninë ndërkohë numri i myslimanëve llogaritet të jetë rreth pesë milionë, shumica e tyre (1,5 milionë) jetojnë në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë.
E-Diaspora
-
Inteligjenca e mërgimtarit shqiptar vlerësohet lart, kualifikohet në finalen e kampionatit të matematikës I riu shqiptar vlerësohet lart për intelegjencë, kualifikohet në finalen e kampionatit të matematikës në Bocconi...
-
Medina Jusufi Berisha, punon në profesionin që kishte ëndërruar si fëmijë
-
Aviokompania zvicerane që flet shqip
-
LAPSH e Cyrihut përshëndet përpjekjet për institucionalizimin e mësimit shqip në diasporë
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?