Kosova
Mërgimtarit ia dëmtojnë shtëpinë e re në vendlindje
Ai ka treguar për albinfo.ch se shtëpia e dëmtuar ndodhet në Stanishor, në afërsi të Gjilanit
Një mërgimtarit nga Gjilani, i cili jeton në Zvicër, i është dëmtuar rëndë shtëpia e re. Ai nuk mund ta fshehë trishtimin që ka përjetuar kur ka gjetur shtëpinë e tij të zhytur në vaj të zi.
Bekim Govori është shumë i dëshpëruar që i është dëmtuar shtëpia. Ai ka treguar për albinfo.ch se shtëpia e dëmtuar ndodhet në Stanishor, në afërsi të Gjilanit.
Ai e ka ndëtuar shtëpinë në këtë zonë, duke menduar se e ka më qetë dhe kur të kthehet në pushime mund të relaksohet në vendin ku ka kaluar fëmijërinë.
“E kam përjetur shumë keq sepse parat e investuara këtu në Kosovë i kam kursyer me shumë mundim duke futur tërë kursimin në këtë shtëpi dhe në fund nuk e gëzoj”, shprehet ai i mërzitur.
Shtëpia Bekimit është goditur me vaj të djegur të motorëve të makinave. Ai bënë me dije se rastin e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës e cila është duke e hetuar.
„Unë nuk kam asnjë problem me askë dhe nuk e di kush ka mundur të bëj këtë“, shprehet Govori për albinfo.ch.
Gjithashtu ai nuk i kupton motivet se çfarë ka mundur t’i shtyjë keqbërësin apo keqbërësit për të dëmtuar shtëpinë e tij. Ai e ka quajtur këtë akt të turpshëm, i cili ndikon negativisht tek mërgimtarët që planifikojnë të ndërtojnë shtëpi në Kosovë.
Vaji i djegur ka dëmtur rëndë fasadën e shtëpisë, dyshemenë dhe kubëzat në oborr.
„Kjo nuk mund të pastrohet. Ulja (vaji) nuk lahet, me duhet ta ndërroj dyshemenë, t’i ndërroj kubëzat dhe ta bëjë fasaden e re. Dëmi është mijëra euro“, thotë për albinfo.ch gjilanasi i dëshpruar.
Bekim Govori ndryshe është anëtar i klubit motoristik “Plisat” dhe ka kontribouar në ndërtimin e tri shtëpive në Kosovë. Kurse sivjet, tregon ai, janë në ndërtim të shtëpisë së katërt për një familje të pastrehë me banim në Shkup. Megjithatë, aktiviteti i tij human nuk e ka kursyer atë nga ky vandalizëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”



















