Shkurt.ch
Çmime të ndryshme të taksive në qytetet zvicerane
“Schweiz am Sonntag” ka krahasuar tarifat e taksive në dhjetë qytete të Zvicrës, duke treguar se çmimet ndryshojnë nga vendi në vend.
Nëse në Liestal Bazel merrni një taksi dhe nëse pritni për shkak të semaforëve ose bllokimit të trafiku pesë minuta në një gjatësi prej 4 kilometrash, do të paguani jo më pak se 30.85 franga.
Në çmim janë përfshirë taksa fillestare prej shtatë frangash, një tarifë prej 4.30 franga për kilometër dhe 01.33 franga për minutë të kohës së pritjes.
Nëse në Chur shfrytëzoni një taksi të njëjtën rrugë duhet të paguani vetëm 22. 50 franga. Në kryeqytetin Graubünden tarifat fillestare janë tetë franga, duke përfshirë 1. 4 km e para. Çdo kilometër shtesë do të kushtojë 3.50 franga. Mysafiri do të jetë i ngarkuar me 1.08 franga për çdo minutë të pritjes. Dallimi në çmim ndërmjet dy qyteteve është 37 për qind.
Në Cyrih amerikanët nëpërmjet biznesit online po i bëjnë konkurrencë industrisë së taksive. Së shpejti pritet të ndodhë edhe në qytete të tjera zvicerane. Rreth 30 deri në 40 për qind janë më të lirë sesa taksitë tradicionale. Çmimet e taksive janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Në qytete si Aarau dhe Bazel shoferët e taksive kanë rritur taksat bazë që nga viti 2007 me rreth dhjetë për qind.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











