Kosova
Nëse ndaleni për foto në autostradën “Arbën Xhaferi”, mund të gjobiteni
Autostrada “Arbën Xhaferi”, pos për qarkullim, po shërben edhe si ‘atraksion turistik’. Shoferë e udhëtarë që kalojnë nëpër këtë urë, shpesh ndalen e bëjnë fotografi, gjë që po konsiderohet e rrezikshme, përcjell albinfo.ch.
Siç njofton policia, disa pjesëmarrës në trafik në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, konkretisht në urën mbi lumin Lepenc, për kuriozitet dhe për shkak të bukurive që ofron kjo urë ndalojnë me automjetet e tyre në shiritat emergjentë dhe zbresin nga automjetet, ku në shumë raste bëjnë edhe fotografime të ndryshme. Ky veprim është bërë edhe në grupe, me çka konsiderohet se është rrezikuar siguria e tyre dhe e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Andaj, Policia e Kosovës ka marrë disa masa me qëllim të parandalimit të aksidenteve në autostradën ‘Arbër Xhaferi’.
“Policia me qëllim të shtimit të sigurisë në autostradë, gjatë tri javëve të shkuara ka shqiptuar gjithsej 33 tiketa në këtë lokacion: 28 tiketa ndaj shoferëve për ndalje në autostradë dhe pesë tiketa për lëvizjen e këmbësorëve në autostradë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka edhe një apel për udhëtarët.
“Policia e Kosovës apelon dhe kërkon nga qytetarët në përgjithësi dhe drejtuesit e automjeteve në veçanti, që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me theks të veçantë të mos bëjnë shkelje të rregullave të qarkullimit në autostradë, sepse po rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve. Policia do të ndëshkojë të gjithë ata që bëjnë shkelje të tilla”, thuhet në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta















