Kosova
1 mijë euro patentë shoferi, pa hyrë në test të vozitjes
Dyshohet se të arrestuarit ua kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shoferë pa hyrë në teste, duke pranuar ryshfet prej 400 deri në 1,000 eurosh
Është dashur që me autobus të sillen në Pallatin e Drejtësisë 23 të arrestuarit për keqpërdorime me patentë shoferë, njofton KTV.
Në seancën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për disa prej tyre, por vendimi pritet të merret të hënën (sot).
Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt të dielën, avokatët e të dyshuarve e kanë kundërshtuar masën e sigurisë të kërkuar nga Prokuroria.
Sipas familjarëve të të arrestuarve, të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, të afërmit e tyre nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë rast, përcjell albinfo.ch.
23 persona, 16 prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, u arrestuan të premten gjatë një aksioni të madh të Policisë së Kosovës dhe ata po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.
Dyshohet se të arrestuarit ua kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shoferë pa hyrë në teste, duke pranuar ryshfet prej 400 deri në 1,000 euro.
Prokurori do paraburgim për 19 nga 23 të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë.
Ndaj 19 prej tyre vendimi do të merret pas 48 orësh, ndërsa 4 prej tyre prokurori është tërhequr, duke mos kërkuar masë të paraburgimit.
Prokurori Ilaz Beqiri ka bërë me dije se për 19 të dyshuar për dallavere me patentë shoferë, nga 23 në total sa janë arrestuar të premten, ka kërkuar paraburgim.
Për Sh. Statovcin, H. Jasharin, L. Bozhaniq dhe A. Kurteshin ka vlerësuar se nuk ka bazë që të caktohet masa e paraburgimit.
“Seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e prokurorisë për përcaktimin e paraburgimit për të pandehurit tani që jeni në dijeni përfundoi. Gjatë kësaj seance prokuroria ofroi dëshmitë të cilat i ka në dispozicion dhe pala mbrojtëse gjithashtu pretendimet e tyre dhe në fund prokurori u tërhoq nga kërkesa për caktimin e paraburgimit për të pandehurit: Shkelqim Statovci, Haki Jashari, Liljana Bozhaniq dhe Ava Kurteshi, ndërsa për të pandehurit e tjerë pritet që brenda 48 orëve Gjykata të marrë vendim. Kam vlerësuar se nuk ka bazë të caktohet masa e paraburgimit”, tha Beqiri.
Të premten Policia ka arrestuar 23 persona si të dyshuar se kanë kryer veprën penale të korrupsionit, duke dhënë patentë shoferë në këmbim të parave.
Në këtë aksion janë arrestuar zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, mjekë, pronarë të autoshkollave etj.
https://www.youtube.com/watch?v=PsCIafv3Vrw
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit














