Lajme
Rekord: 2 milionë e 500 mijë veta në “Züri-Fäscht”
Ndër qindra atraksionet që ka ofruar ky edicion i festës, më së shumti kurreshtjen e vizitorëve e kanë tërhequr spektaklet e ndryshme si “baleti në ajër” i 150 dronëve ndriçues, avioparada e aeroplanëve ushtarakë etj.
Festa më e madhe popullore në Zvicër, “Züri-Fäscht” që mbahet një herë në katër vjet, pas tri ditëve të bujshme e plot zhurmë, është në përfundim e sipër. Sipas organizatorëve të saj, rreth 2 milionë e 500 mijë veta kanë vizituar këtë festë sivjet.
Ndër qindra atraksionet që ka ofruar ky edicion i festës, më së shumti kurreshtjen e vizitorëve e kanë tërhequr spektaklet e ndryshme, si “baleti në ajër” i 150 dronëve ndriçues, avio parada e aeroplanëve ushtarakë të Zvicrës dhe ndezja tradicionale e fishekzjarrëve mbi Liqenin e Cyrihut, e shoqëruar nga muzika, shkruan albinfo.ch.

Me një prani kaq të madhe të vizitorëve dhe pjesëmarrësve, faktori i sigurisë ka një peshë shumë të madhe. Kështu, mund të konsierohet sukses fakti se gjatë tri ditëve nuk është regjistruar asnjë aksident ose ekses që vlen të përmendet. Siguria ka qenë në nivel të lartë dhe siç e konfirmon edhe Policia e Qytetit të Cyrihut, festa ka rrjedhur në mënyrë paqësore.
Siç ndodh zakonisht në festat e mëdha, shfrytëzimi i mjeteve të transportit publik edhe kësaj here ka qenë në shkallë shumë të lartë. Për t`i shërbyer një mase të tillë njerëzisht, SBB ka angazhuar 600 trena specialë. Ndërsa ndërmarrjet e transportit publik të Cyrihut kanë ofruar më shumë se 3000 lidhje plotësuese me tramvajë dhe autobusë.

Me mijëra stenda që ofronin ushqime nga të katër anët e botës, qindra skena mobile me muzikë sipas shijeve të të gjithëve dhe kilometra të tëra rrugësh të stërmbushura me njerëz me disponim festiv: kjo ka qenë pasqyra e festës më të madhe (jo vetëm) në Zvicër, Züri-Fäscht
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












