Bota
Nga gazetar, në president i Parlamentit Evropian
Para se të futej në politikë, ai ka pasur një karrierë të gjatë si gazetar
David Sassoli është presidenti i ri i Parlamentit Evropian. Ish-gazetari italian është zgjedhur si presidenti i ri i Parlamentit Evropian.
Sassoli, 63 vjeç, mori mbështetjen e 345 nga gjithsej 667 deputetë në raundin e dytë të votimit në Strasburg. Eurodeputeti italian i PD-së ka mbajtur më parë detyrën e zëvëndëspresidentit nga viti 2014 deri në vitin 2019.
I lindur në Firenze në vitin 1956 por i rritur në Romë, ai e ka nisur karrierën si eurodeputet në vitin 2009 nga radhët e PD-së dhe në grupin e socialistëve dhe demokratëve.
Është arsimuar për shkenca politike në universitetin e Firenzes dhe ka dy fëmijë. Para se të futej në politikë, ai ka pasur një karrierë të gjatë si gazetar, duke punuar fillimisht për gazetën Il Giorno e më pas duke kaluar në RAI në fillimet e viteve ’90, transmeton Scan.
Në një fjalim të mbajtur pas rezultatit të së mërkurës, Sassoli foli për një BE “të papërsosur” që ka nevojë për reforma, duke bërë thirrje që BE të kthehet në frymën e etërve të saj themelues, të cilët larguan luftën dhe nacionalizmin për paqen dhe barazinë, përcjell albinfo.ch.
“Ne duhet të forcojmë kapacitetin tonë për të luajtur një rol udhëheqës në demokraci”, deklaroi ai, duke u përqendruar veçanërisht në nevojën për reforma në sistemin e BE-së për azilkërkuesit. “Nuk mund të vazhdoni ta zmbrapsni këtë emergjencë. Nuk duam që qytetarët të kërkojnë ‘ku është Evropa’ çdo herë që ndodh një emergjencë”.
Më pas ai e përshkroi Brexit si “të dhimbshme”, duke shtuar: “Parlamenti Evropian do të garantojë pavarësinë e qytetarëve evropianë, vetëm ata janë në gjendje të përcaktojnë historinë e tyre”.
Sassoli zëvendëson një tjetër italian në këtë detyrë, ish-ushtarakun Antonio Tajani. Në garë me të ishin kandidaturat nga Gjermania, Ska Keller, nga Çekia Jan Zahradil dhe nga Spanja, Sira Rego.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













