Bota
Nuk përfunduan as kolegjin, sot kanë pasuri 860 milionë dollarë
Sot aksionet e tyre në kompani kanë një vlerë prej rreth 430 milionë dollarë secili, sipas një analize nga EquityZen
Ata nuk kanë përfunduar as edhe të vetëm kolegji, por Henrique Dubugras, 23 vjeç dhe Pedro Franceschi, 22 vjeç, tashmë kanë grumbulluar aq pasuri sa të krahasohen me veteranët e Silicon Valley.
Ata janë themeluesit dhe drejtuesit më të lartë të Brex Inc. një startup i fintech (teknologji financiare) e vlerësuar kohët e fundit në 2.6 miliardë dollarë.
Dubugras ishte vetëm 14 vjeç kur ndërtoi kompaninë e tij të parë, duke krijuar një video-lojë për rrjet të cilën e mbylli pasi mori njoftime për shkelje të patentës. Menjëherë pas kësaj, ai u bashkua me Franceschi për një tjetër sipërmarrje, proces pagesa Pagar.me, e cila arriti të përfshinte rreth 150 punonjës para se të shitej në 2016. Dyshja pastaj u regjistrua në Universitetin e Stanfordit, por nuk arritën të përfundonin as vitin e parë pasi u përjashtuan dhe fill pas kësaj realizuan krijimin e Brex, transmeton Scan.
Brex, i cili lançoi produktin e tij të parë vitin e kaluar, është bërë i preferuari i aplikacioneve të fintech, duke i katapultuar themeluesit e tij në radhët e sipërmarrësve më të pasur, sipas mediave të shkruara amerikane, përcjell albinfo.ch.
Sot aksionet e tyre në kompani kanë një vlerë prej rreth 430 milionë dollarë secili, sipas një analize nga EquityZen, një treg për aksionet e firmave të teknologjisë që ende nuk kanë hyrë në publik.
Ngjitja e dy të rinjve është shumë e shpejtë edhe sipas standardeve të Silicon Valley, ku pas përjashtimit nga Stanford të arrish të krijosh një startup është pothuajse një klishe. Brex, e themeluar dy vjet më parë, është bërë një nga kompanitë amerikane më të shpejta që arrin të kapë një vlerësim multi miliardë dollarësh, duke u bashkuar me radhët e bizneseve të reja si Uber Technologies Inc. dhe unicorns skuter Lime and Bird Rides Inc.
Firma gjithashtu ka prezantuar kohët e fundit karta krediti për kompanitë e e-commerce dhe life-sciences. Përveç kartelave për startupet, Brex ka thënë se ka në plan të kujdeset për firmat më të mëdha, duke ofruar karta me shpërblime të përshtatura, si dhe menaxhimin e shpenzimeve.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















