Kosova
Qeveria e Kosovës dërgon produkte ushqimore në veri të vendit

Gjatë ditës së sotme, mediat në Kosovë raportuan se janë mbyllur shitoret në veri të Kosovës, përcjell albinfo.ch. Sipas raportimeve, thuhet se mbyllja e shitoreve erdhi si shkak i taksës 100% që Kosova ia ka vendosur Serbisë muaj më parë.
Lidhur me këtë, sot veriun e vendit e ka vizituar edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.
Përmes një videoje në Facebook, Shala ka bërë të ditur se në bashkëpunim me disa biznese vendore, kanë dërguar produkte esenciale ushqimore për qytetarët në këtë pjesë të vendit.
“Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës, e po ashtu në përkrahje dhe bashkëpunim të bizneseve tona që merren me shitje të produkteve ushqimore në Republikën e Kosovës, kemi organizuar një veprim, me të cilin iu mundësojmë qytetarëve të Kosovës në pjesën e Mitrovicës së veriut dhe Leposaviq e Zveçan që të kenë mundësi të furnizohen me produkte ushqimore”, tha Shala para mediave, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu, Shala në Facebook ka shkruar se bizneset kosovare do t’u qëndrojnë pranë qytetarëve të vendit, duke u ofruar produktet esenciale ushqimore.
“Ne do të vazhdojmë të shtrijmë sovranitetin e vendit në çdo pjesë të 10887 km katrorë. Asnjë qytetari të Republikës së Kosovës nuk do t’ i mungojë asnjë produkt, tregu ynë është i hapur dhe ofron të gjitha produktet e nevojshme për një jetë të dinjitetshme”, ka thënë Shala.
https://www.facebook.com/OfficialEndritShala/videos/421292015264574/
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026