Kosova
Kosovë: Aprovohet Ligji për sponsorizmin e sportistëve
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot Ligjin për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Në votim kanë marrë pjesë 75 deputetë, 73 prej tyre ishin pro, dy abstenime dhe asnjë votë kundër, raporton Indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Pas këtij votimi, i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se sot nis një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët dhe artistët, të cilët çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë brenda dhe jashtë vendit.
Postimi i plotë:
Nga sot nis një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët dhe artistët tanë, të cilët çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë brenda dhe jashtë vendit. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për harmonizimin e Ligjit për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, me Projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












