Shkurt.ch
Pensionet në krizë: Shtyrja e moshës së pensionimit, e vetmja zgjidhje?
Që të mund të paguhen pensionet e zotuara në nivelin që ato paguhen sot, fondi i AHV/AVS ka një mungesë prej rreth një bilion frangash, bën të ditur UBS
Financimi i fondit të pensioneve të moshës (AHV/AVS) është i rrezikuar, sipas UBS, bankës më të madhe të Zvicrës. Që të mund të paguhen pensionet e zotuara në nivelin që ato paguhen sot, fondi i AHV/AVS ka një mungesë prej rreth një bilion frangash, bën të ditur UBS.
E vetmja mundësi për “shërimin” e AHV/AVS është zgjatja e stazhit të punës, gjegjësisht shtyrja e moshës së pensionimit, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye nevojitet një fleksibilizim i moshës për pensionim. Po nuk ndodhi kjo, popullata duhet të pajtohet me uljen e pensioneve në të ardhmen ose me uljen e standardit jetësor të atyre që punojnë, pasi që do t`u duhet të paguajnë më shumë për fondin AHV/AVS.
UBS, konstatimin e saj e mbështet në Indeksin e saj të pensioneve, i cili në fund të vitit 2018 kishte arritur pikën e re më të ulët.
Përveç rritjes së numrit të pensionistëve, edhe kohëzgjatja e rritur e shfrytëzimit të pensioneve (jetëgjatësia e rritur e popullatës) e ngarkojnë fondin e pensionit, transmeton albinfo.ch.
“Personat që sot në Zvicër e arrijnë moshën e pensionimit, për çdo vit që shfrytëzojnë pensionin, gjatë moshës së tyre aktive kanë punuar gjegjësisht kanë paguar kontributet 1.8 vjet. Ndërsa në vitin 1948 për një vit pensioni, është punuar dhe janë paguar konbtribute gjatë 3.4 viteve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











