Bota
Në brigjet e Marokut përmbytet gomonia me emigrantë, 22 të vdekur
Një gomone me emigrantë të parregullt që përpiqeshin të kalonin nga Maroku në Spanjë është mbytur në Detin Albor ku si pasojë kanë humbur jetën 22 persona, transmeton Anadolu.
Sipas lajmeve në median spanjolle, gomonia me emigrantët e parregullt është mbytur në Detin Albor që ndodhet mes brigjeve të Marokut dhe pjesës jugore të Spanjës.
Në gomonen e cila ishte nisur ditën e martë nga brigjet e qytetit Alhucemas të Marokut ndodheshin 49 emigrantë të parregullt, ku 27 prej tyre janë shpëtuar nga anija e cila kryen udhëtimin Nador-Motril.
Ndërsa në anën tjetër njoftohet se nga 27 emigrantët e parregullt që janë shpëtuar 6 prej tyre kanë qenë në gjendje të keqe shëndetësore të cilët janë dërguar me helikopter në spitalin në qytetin Almeria, ndërsa emigrantët e tjerë janë dërguar me anije në portin Motril, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë












