Bota
Ministri italian reagon ndaj anijës që shpëton migrantët
Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini sulmoi hapur OJQ-në gjermane ”Sea-Watch”, pasi anija me të njëjtin emër mblodhi një ditë më parë 52 migrantë në brigjet e Libisë.
Salvini i cili mban gjithashtu dhe postin e ministrit të Brendshëm dhe liderit të Legës (ekstremi i djathë) publikoi sot një dekret që urdhëron autoritetet italiane të zbatimit të ligjit të marrin të gjitha masat e nevojshme për të penguar hyrjen apo kalimin transit të kësaj anije, Sea-Watch 3, në ujërat territoriale italiane.
Matteo Salvini ishte revoltuar pas refuzimit të përsëritur të anijes së OJQ-së gjermane për të udhëtuar drejt Tripoli, pavarësisht hapjes së dritës jeshile nga autoritetet libiane.
“Seawatch nuk do të zbarkojë asnjë të mbijetuar në Libi, Tripoli nuk është një port i sigurtë. Është e papranueshme të dërgosh individët e shpëtuar në det drejt një vendi në luftë’’, u shpreh e indinjuar Sea-Watch në një postim në Twitter, shkruan ATSh, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












