Bota
Hong-Kong, vazhdojnë protestat kundër projektligjit të ekstradimit
Policia në Hong-Kong përdori gazin lotsjellës në përleshjet me protestuesit që ishin mbledhur të mërkurën jashtë selisë së qeverisë për të protestuar kundër një projekt-ligji për ekstradimet. Nëse miratohet, projektligji, do të lejonte të dyshuarit për krime të ekstradohen në Kinë për ndjekje penale.
Policia e rreshtuar në rrugë para selisë së qeverisë herë pas here lëvizte për të prapësuar protestuesit, disa prej të cilëve përmbysën barrikadat dhe hodhën objekte të ndryshme në drejtim të policisë.
Qindra biznese kishin njoftuar më parë se do të mbylleshin për të lejuar punonjësit që të merrnin pjesë në protestë.
Më parë gjatë ditës, qeveria njoftoi se organi legjislativ do të shtynte një sesion të planifikuar për të mërkurën, ku ligjvënësit kishin planifikuar të debatonin mbi masën e ekstradimit.
“Sot, banorët e Hong Kongut dëshirojnë t’i tregojnë qeverisë së Hong Kongut se më 9 qershor më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë dhe ne nuk do të heqim dorë thjesht sepse qeveria e ka injoruar kërkesën tonë, sepse kjo është shtëpia jonë. Unë shoh se ka shumë banorë të Hong Kongut që edhe sot kanë dalur për të protestuar dhe jam i sigurt se do të ketë më shumë njerëz të tjerë që do të protestojnë në javët e ardhshme për të shprehur kundërshtimin ndaj ligjit të ekstradimit”, thotë Kit Yu, punonjës social në Hong Kong.
Projekt-ligji do t’ia lehtësonte autoriteteve mundësinë për të ekstraduar njerëzit në vende me të cilat Hong Kongu nuk ka marrëveshje afatgjatë, si Kina. Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam po e mbështet legjislacionin, duke sfiduar protestën masive të së dielës, në të cilën morën pjesë qindra mijëra qytetarë, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Perspektiva e ekstradimit në Kinë në veçanti, e cila ka një sistem ligjor shumë të ndryshëm, ka alarmuar një pjesë të madhe të Hong Kongut, nga grupet e biznesit ndërkombëtar deri tek shoqatat ligjore dhe partitë pro-demokracisë.
Shumë njerëz në ish-koloninë britanike frikësohen se Kina haptazi po cungon autonominë e veçantë që iu dha Hong Kongut pas kthimit të tij nga kontrolli britanik tek ai kinez më 1997.
Të ashtuquajturat protesta të Lëvizjes Ombrella (Çadra) që filluan në vitin 2014 për të kërkuar zgjedhje me votim të drejtpërdrejt të udhëheqësve më të lartë të qytetit pasi Kina tërhoqi premtimin për te lejuar votimet deri në vitin 2017, përfunduan pa asnjë lëshim nga qeveria e Hong Kongut, shkruan VOA përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kandidati për eurodeputet me origjinë shqiptare, Muharrem Salihu, merr mbështetje në Itali Raporohet se ish-eurodeputetja Emma Bonino, kryetare e +Evropa, ka thënë se nuk përbën ndonjë habi mbështetja...
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS
-
Muhamed Mustafi, ylli shqiptar në St. Gallen
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin
-
Gazmend Zajmi, një ndër kolosët e pavarësisë
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?