Bota
UNHCR: Rreth 4 milion banorë ikën nga Venezuela si pasojë e krizës ekonomike
Më shumë se katër milionë banorë të Venezuelës kanë ikur nga shteti i tyre, si pasojë e krizës ekonomike dhe asaj humanitare, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).
Shifra e personave që kanë ikur është rritur tejet shumë, në krahasim me vitin 2015, meqë rreth 1 milion persona kanë ikur vetëm në shtatë muajt e fundit.
Agjencitë nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë të fillimit të numërimit të ikjeve, mirëpo rreth 3.3 milionë persona është thënë të kenë ikur prej fundit të vitit 2015.
Agjencitë që merren me këtë çështje, kanë thënë se shtetet që kanë strehuar migrantët dhe refugjatët kanë nevojë “urgjente” për mbështetje ndërkombëtare.
Nën qeverisjen e presidentit të kontestuar, Nicoas Maduro, ekonomia është thënë të jetë përballur me probleme të shumta, derisa është raportuar se vjetët e fundit banorët kanë pasur vështirësi edhe në sigurimin e ushqimit dhe ilaçeve.
Qeveria në anën tjetër beson se këto probleme janë shkaktuar si pasojë e sanksioneve amerikane.
Aktualisht në Venezuelë ekziston një krizë në mes të dy rivalëve politikë, Maduros dhe liderit të Asamblesë Kombëtare, Juan Guaidó, i cili pretendon se është lideri legjitim i këtij shteti.
Guaido e ka shpallur veten president të përkohshëm në muajin janar, duke thënë se rizgjedhja e Maduros në muajin janar ka qenë e “paligjshme”.
Deri më tash ai është njohur si president nga më shumë se 50 shtete, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të vendeve në Amerikën Latine.
Mirëpo Maduro ende gëzon mbështetjen e Kinës dhe Rusisë.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












